Legjislatura më e dobët deri më tash (Foto/Video)

  • 26 January 2018 - 10:39
Legjislatura më e dobët deri më tash (Foto/Video)

 Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se parlament më të dobët nuk ka pasur ndonjëheë duke shtuar se njëjtë mund të thuhet edhe për qeverinë. Ata thonë se pasojat me një parlament kaq pasiv, janë të tmerrshme për popullin

 

Image

Frrok Kristaj thekson se ata janë zgjedhur nga populli për të punuar për të mirën e tij.” Por, ata janë duke minuar edhe shtetësinë me punën dhe veprimet e tyre. Disa i ka rrokë, të them, “zavali” i speciales dhe janë në siklet dhe punojnë vetëm për vete e tyre”.

Image

Naim Berisha shprehet se Parlamenti i Kosovës dhe te gjitha institucionet e Kosovës po vuajnë nga një far lloj ngërçi për arsye se janë disa ligje që po miratohen por prapë se prapë po mungon efikasiteti. “Përfaqësuesit e popullit asnjëherë nuk mund të jenë analfabetët”.

Image

Çaush Bajrushi shprehet se deputetët janë shumë të manipuluar nga udhëheqësit e tyre dhe ne që i kemi zgjedhur ata me qene të pavarur dhe të sjellin vendime për nevoja të qytetarëve, por, puna e tyre nuk është në raporte me atë çfarë ne kemi pritur nga ta.

Image

Nexhip Shulemaja thekson se parlament më të dobët nuk ka pasur, aq sa e mban mend. “Njëjtë mund të themi edhe për qeverinë. Pasojat me një parlament kaq aq pasiv, janë të tmerrshme për popullin”.

(Kosova Sot)