Publikohen momentet e tmerrshme të ekzekutimit të Miss-it në mes të ditës (VIDEO)

  • 26 January 2018 - 13:02
Publikohen momentet e tmerrshme të ekzekutimit të Miss-it në mes të ditës (VIDEO)

Ky është momenti i tmershëm kur një ish-modeli dhe Miss Guatemala është qëlluar me pjesën e pasme të kokës në mes të ditës në qendër të qytetit.

Rosa Otilia Ramirez, 32-vjeçe, është vrarë gjatë 19 janarit në Guatemala, derisa po kthehej në shtëpi pasi e kishte dërguar të bijën në shkollë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet e fundit të jetës së ish-modeles, e cila qëllohet nga pas me pistoletë nga një vrasës i maskuar që po e ndiqte nga pas.

Ai shihet duke e nxjerrë revolen nga brezi dhe pa u menduar dy herë i afrohet dhe e qëllon në kokë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Derisa trupi i pajetë i Ramirez qëndronte në trotuar, ndërsa shoferët e makinave nuk ndalen për ti dhënë ndidhmë 32-vjeçares dhe të shikojnë se çfarë ka ndodhur.

Pamjet rrëqethëse janë publikuar nga mediat në Guatemalë, derisa policia u bën thirrje qytetarëve që t’i informojnë nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vrasësin.

Policia beson se vrasësi e njihte Ramirezin, dhe ekzistojnë gjasa të mëdha që të jetë “krim i kryer nga pasioni”, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë emër.

Guatemala njihet shumë mirë për situatën e rëndë të kriminalitetit, por ekzekutimi i një personazhi të njohur në mesin e ditës ka tronditur oponionin publikë vendas. 

(Kosova Sot)