A janë të mjaftueshme bashkëpunimet Kosovë-Shqipëri (Foto/Video)
Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se bashkëpunimet Kosovë -Shqipëri nuk janë në nivelin e duhur, përderisa do të mund të ishin më të mira.
Bajram Batusha thotë se bashkëpunimet nuk janë as të mira dhe as të mjaftueshme. “Kjo është sepse më duket se Shqipëria nuk po tregon gatishmëri, por edhe ne pak neglizhent jemi, kështu që duhet me qenë më të angazhuar në këtë çështje”.
Osman Bytyçi: shprehet se si po duken rrethanat, dhe si janë duke u sjellë udhëheqësja e Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka asgjë. “Mua si qytetar më vjen turp se çfarë janë duke bërë në të dyja anët”.
Xhevdet Rushiti shprehet se duhet të shtyhen këto bashkëpunime, pse jo edhe një bashkim kombëtar.
Agron Parduzi thekson se bashkëpunimet Kosovë -Shqipëri nuk janë në nivelin e duhur, përderisa do të mund të ishin më të mira dhe më të afërta do të thosha. “Si në popull që jemi nuk kemi një nivelet të kënaqshme, mungon shumë besimi dhe kjo nuk është një gjë që na shtynë para”.
(Kosova Sot)