Shikoni momentin kur luanët sulmojnë…(Foto/Video)

  • 05 February 2018 - 16:12
Shikoni momentin kur luanët sulmojnë…(Foto/Video)

Ky është momenti i pabesueshëm kur një luan ka vendosur t’i japë një ‘pushim’ të vogël këmbëve të tij duke u kacavjerrë në një makinë 4×4.

Image

Sipas Daily Mail një grup luanësh janë parë pas një makine e cila ishte në lëvizje, në një park të kafshëve të egra afër Pietermaritzburgut, Afrikës së Jugut.

Kafsha e guximshme e pa makinën si një mundësi të madhe për të pushuar dhe u ngjit në gomën rezervë.

Duke përdorur dy këmbët e pasme, luani zvarritet ndërsa makina ecën, përcjell "Kosova Sot Online".

Image

Është e paqartë se për sa kohë kafsha u zvarrit, por videoja zgjat të paktën një minutë.

Kjo nuk është hera e parë që një luan “lidhet” pas një makine plot shkëlqim.

(Kosova Sot)