Besimi ka rënë shumë për politikanët (Foto/Video)

  • 06 February 2018 - 10:18
Besimi ka rënë shumë për politikanët (Foto/Video)

Shumica e të anketuarve nuk ju besojnë aspak politikanëve tanë. Kjo ngase qytetarët tanë po ndihen tej mase të zhgënjyer nga pafytyrësia dhe interesat  e tyre të ngushta.

 

Image

Xhafer Jashari thekson ka zero besim ndaj politikanëve duke shtuar se çdo fjalë  e kanë gënjeshtër dhe i kanë nga 1000 fytyra dhe nuk e kanë dert që e gënjejnë popullin. “Kemi mbetur peng kurse ata kanë pasaporta të Shqipërisë dhe ata diplomatik kurse qytetarët janë të izoluar”.

 

Image

Agim Hoxha aspak nuk ju beson  ngase kanë politikë ditore e nuk kanë vizion  për Kosovën. “Ata nuk punojnë për popull por për interesa personale dhe përfitimet  e tyre kurse interesin kombëtarë e lanë anash”.

 

Image

Beqir Koxha thotë se përderisa populli i ka votuar edhe duhet që të ’u besojë. “Ndërsa nëse ndihemi të zhgënjyer atëherë mund të pasojë ndëshkimi i tyre në zgjedhje dhe mos ti votojmë”.

Image

Kurse Berat Gashi nuk ju beson aspak politikanëve ngase ata deri tash nuk morën veprime politike në të mirë të qytetarëve. “Ndaj edhe me sjelljet e tyre nuk na kanë bindur së këndejmi nuk ju besojmë”.

(Kosova Sot)