Nuk pranoi t’i lajë makinën, vret punonjësin e autolarjes me grusht (VIDEO)

  • 08 February 2018 - 14:32
Nuk pranoi t’i lajë makinën, vret punonjësin e autolarjes me grusht (VIDEO)

Një person ka gjetur vdekjen, pasi nuk ka pranuar të lajë një automjet.

Pronari i një makinë BMW ka shkuar në një autolarje në Moskë, Rusi për të larë automjetin e tij, por është përballur me refuzimin e punonjësit.

Edhe pse në fillim është larguar nga autolarja, drejtuesi i automjetit ka vendosur të marrë “hak” për refuzimin që mori nga punonjësi i autolarjes.

Ai parkoi makinë jashtë dhe u kthye dhe gjuajti me një grusht punonjësin, i cili ra në tokë dhe humbi ndjenjat.

Po goditja e tij ishte fatale, pasi ai u përplas në tokë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Drejtuesi i BMW është arrestuar dhe do të vuajë dënimin për veprën e kryer.