Duhet të ndryshohet formati i bisedimeve me Serbinë (Video)

  • 09 February 2018 - 12:59
Duhet të ndryshohet formati i bisedimeve me Serbinë (Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” mendojnë se dialogu na sjell te zgjidhjet, por ata që e udhëheqin duhet të jenë më të zotë

 

Image

Jusuf Islami thotë se sigurisht se bisedimet nuk mund të ndalën, duhet të bisedohet. “Mirëpo formati duhet të ndryshohen se deri tash nuk janë dhënë rezultate e pritura dhe të kemi një  format gjithëpërfshirës”.

Image

Ali Pireva thotë se duhet të bisedohet pasi pa biseda s’ka asgjë, por duhet të gjenden njerëzit që duhet të bisedojnë. “Ata që dinë të bisedojnë, njerëz që kanë dijeni, respekt që të japin rezultate dhe mbrojnë interesim e vendit”. 

Image

 

Ismajl Bytyçi thotë se po duhet biseduar.” Duhet të bisedohet. Do të ishte mirë që në krye të bisedimeve të kishim politikanë më të aftë”.

Image

 

Xhemajl Bajrami thekson se po duhet të bisedohet, pasi bisedat e mira sjellin edhe të mira, e keqja sjell të keqën.

(Kosova Sot)