Kap të dashurin me të brendshmet e tjetrës, e turpshme çfarë po bënte me to (VIDEO)

  • 09 February 2018 - 15:23
Kap të dashurin me të brendshmet e tjetrës, e turpshme çfarë po bënte me to (VIDEO)

Një vajzë e re ka kapur “mat” të dashurin e saj teksa e tradhtonte pas shpine, ndërkohë që e kishte falur një tradhti të mëparshme, me shoqen e saj të ngushtë.

Kësaj here ajo kishte vendosur që ta provokonte atë me një vajzë të infiltruar, e cila i shkon tek vendi i punës, në një lavanteri, dhe i kërkon që t’i lajë të brendshmet.

Jo vetëm kaq por i kërkon atij t’i nuhasë ato, ndërsa djali e bën edhe pasi ajo kishte ikur.

Më pas vajza i kërkon t’i japë numrin e telefonit dhe të takohen për të ngrënë drekë, pasi ai i thotë se nuk është i lidhur.

Të gjithë këtë bisedë dhe skenë, e dashura e tij e ndiqte “Live”, dhe pas tradhtisë së shëmtuar, ajo shpërthen në ofendime, duke pohuar se ai është një makara pasi çdo gjë të tijën ia paguan ajo, dhe ai vazhdon që ta tradhtojë.

 

(Kosova Sot)