Milioneri paraqitet si i pastrehë për të ngrënë në restorantin luksoz, ja si sillet kamerieri (VIDEO)

  • 20 February 2018 - 13:15
Milioneri paraqitet si i pastrehë për të ngrënë në restorantin luksoz, ja si sillet kamerieri (VIDEO)

Në përpjekje për të provuar se paraqitja gjithmonë mund të mashtrojë, një 23-vjeçar që i ka fituar paratë përmes videove që publikon në “Youtube”, u shfaq i veshur si një i pastrehë para një restoranti luksoz në New York.

E në fakt ndodh ajo që shumë vetë e prisnin, një nga kamerierët i afrohet dhe i kërkon të largohet ende pa u ulur, sepse çmimet aty janë shumë të shtrenjta.

Në atë moment, Coby Persin nxjerr telefonin dhe njofton bashkëpunëtorin e tij që të afrohet dhe pak sekonda më pas dallohet teksa vjen një “Rolls Royce”.

Siç shihet edhe në video, bashkëpunëtori i Persin i dorëzon atij një çantë me para, e ky i fundit ia tregon kamerierit duke i thënë se mund ta blejë të gjithë restorantin, e ta pushojë atë nga puna.

 

 

(Kosova Sot)