Sherr masiv në një lokal nate, shishe e karrige kokës(Video)

  • 22 February 2018 - 13:36
Sherr masiv në një lokal nate, shishe e karrige kokës(Video)

Pamjet shokuese tregojnë një përleshje të dhunshme mes 20 burrave që hedhin karrige dhe sende të forta kundër njëri-tjetrit.

Një banakier shihet në video ndërsa përpiqet dëshpërimisht të normalizojë situatën, pasi burrat bëhen copash duke sulmuar njëri-tjetrin.

Përleshja shpërtheu në The Arc Bar në zonën Headlingley në Leeds, rreth orës 12.30 më 17 shkurt.

Një 28-vjeçar pësoi një plagë në kokë dhe u dërgua në spital, ndërsa një 21-vjeçar u arrestua si shkaktar për trazirat dhunshme. 

Zënka duket se ka filluar me një konfrontim midis dy personave, e cila coi në një grindje masive.

(Kosova Sot)