Moment drithërues, kur luanët sulmojnë veturën me dy fëmijë (VIDEO)

  • 23 February 2018 - 23:17
Moment drithërues, kur luanët sulmojnë veturën me dy fëmijë (VIDEO)

Ky është momenti i tmerrshëm kur vetura e një gruaje u dëmtua nga një kope luanësh të egërsuar pasi ata kërcyen mbi tavanin e veturës në një park safari.

Pamjet e frikshme i shfaqin bishat e egra të vërsulen dhe të kërcejnë mbi veturën Hyundai i-30, duke lënë mbi të edhe shenjat e putrave dhe të dhëmbëve.

Abi Tudge, 23 vjeç dhe një miku i saj mbetën të shtangur në rezervatin e luanëve në Worcestershire të Anglisë dhe më pas rojet i mbyllën dyert për arsye sigurie.

Çifti, që kishte me vete dy fëmijë në sediljet e pasme, mbetën të bllokuar në zonën e luanëve për rreth 50 minuta, teksa rojet përpiqeshin t’i qetësonin kafshët e egërsuara.

 

(Kosova Sot)