Politikanët i humbën tri vite kot lidhur me demarkacionin? (FOTO/VIDEO)

  • 26 February 2018 - 10:40
Politikanët i humbën tri vite kot lidhur me demarkacionin? (FOTO/VIDEO)

 

Të anketuarit thonë se ishte një humbje kohe për interesa të politikanëve. Pikërisht, duke u nisur nga Haradinaj, pasi ai para dy vjetëve e kundërshtoi marrëveshjen, kurse sot thërret ta votojnë.

Image

 

Musa Jusufi thotë se ka qenë një humbje kohë, një maltretim i gjithë qytetarëve. “Jemi duke pritur gjatë, për të lëvizur të lirë. Ishte një humbje kohe për interesa të politikanëve. Pikërisht, duke u nisur nga Haradinaj, pasi ai para dy vjetëve e kundërshtoi marrëveshjen, kurse sot thërret ta votojnë”. 

Image

 

Shaban Halimi thekson se sic thotë fjala e popullit: Më mirë dikur se kurrë. “Mirë që u arrit marrëveshja, por nuk është dashur të zvarritet deri sot, sepse shumë mirë dihet se me planin e Ahtisarit si kanë qenë kufijtë e Kosovës”. 

Image

 

Rexhë Shoshi thekson se sipas rrethanave, te qeveria dhe parlamenti, gabimi është shumë i madh. “Por, edhe nëse humbet territori, siç po thuhet, gabimi është i madh, pasi për viza nuk duhet të humbet territor”.  

Image

 

Ymer Mustafa thotë se ishte humbje kohe, plotësisht. “E mira e ratifikimit dhe marrëveshjes është liberalizimi i vizave dhe hapja e rrugës drejtë Evropës. Përndryshe me bllokimin e kësaj marrëveshje shohë vetëm pengesa”.

(Kosova Sot)