Politika po bën lojë me demarkacionin (Foto/Video)

  • 02 March 2018 - 20:46
Politika po bën lojë me demarkacionin (Foto/Video)

Të anketuarit thonë se politika është duke bërë një lojë shumë të keqe me demarkacionin dhe në përgjithësi me popullin tonë, duke e sjellë në një gjendje shumë të mjerueshme dhe në shumë mjedise të vendit njerëzit vuaj për bukë

 

Image

Hasan Ramadani theksoi se po bëjnë lojëra të mëdha, se jo pak. “Njëri thotë kështu e tjetri ashtu, do të kryhet pas një ore, tjetri dy, jo sot, jo më vonë. Kjo politikë po bënë marri, dhe si po mund të veprojnë në këtë mënyrë, duke rrejt. Asnjë nuk janë të sinqertë para këtij problemi, demarkacionit”.

Image

Bajram Bajrami u shpreh se po gjithsesi politika është duke bërë një lojë shumë të keqe me demarkacionin dhe në përgjithësi me popullin tonë, duke e sjellë në një gjendje shumë të mjerueshme dhe në shumë mjedise të vendit njerëzit vuaj për bukë.

Image

Kujtim Nakaj konstaton se kjo çështje me sa duket ka edhe një farë prapavije politike që po shfrytëzohet nga klane partiake edhe brenda qeverisë së Kosovës, ku herë pas here edhe po shihen konflikte, ujdi e pastaj prishje.  “Mendoj se kjo punë duhet t u lihet ekspertëve dhe njerëzve me përvojë në këtë fushë” .  

Image

Adem Qelija thotë se edhe përpara Mali i Zi na ka marrë tokat, besoj se ne po shahemi kot, pasi për këtë problem Evropa ka faj. “Vetëm Amerika është shpresa jonë, pasi të tjera janë të gatshme të na shpërndajnë edhe më”.

(Kosova Sot)