Babai detyron djalin të vrapojë në shi (Video)

  • 07 March 2018 - 15:26
Babai detyron djalin të vrapojë në shi (Video)

Vitet e fundit, bullizmi te fëmijët është një nga fenomenet më të përhapura shoqërore që duhet dënuar dhe eliminuar. E sigurisht një nga format për ta sulmuar atë është përmes ndëshkimeve prindërore.

Por mënyra që zgjedhin këta të fundit sërish e ndan në dysh shoqërinë. Mediat e huaja kanë publikuar një video, ku një baba ndëshkoi djalin e tij që të vraponte nëpër shi, nga shkolla drejt shtëpisë.

Ky ndëshkim erdhi pasi 10-vjeçari ngacmonte fëmijët e tjerë në autobusin e shkollës. Ka qenë vetë babai Bryan Thornhill i cili ka filmuar videon dhe më pas e ka bërë virale.

Por mënyra e tij ndëshkuese më tepër është kritikuar se sa është mbështetur nga komentuesit, pasi Bryan postoi videon.

Pavarësisht kësaj, babai është shprehur se dënimi ka ndikuar për mirë te djali, pasi edhe mësuesit kanë thënë se ka sjellje më të mirë gjatë kësaj jave.

Ai e përfundon videon duke thënë: “Mësoni fëmijët tuaj, mos u bëni miq, bëhu prind. Kjo është çfarë duan fëmijët në këto kohëra”.

 

 

(Kosova Sot)