Ajo që kanë bërë shokët në varrimin e 17-vjeçarit ka prekur gjithë botën (Video)

  • 29 November 2018 - 14:25
Ajo që kanë bërë shokët në varrimin e 17-vjeçarit ka prekur gjithë botën (Video)

Momenti emocionues kur të rinjtë nga Maori shpërthejnë në lot gjatë funeralit për shokun e tyre 17-vjeçar.

Miqtë dhe familja e një të riu që ka vdekur kanë shpërthyer në lot derisa kanë performuar një vallëzim emocional me emrin ‘haka’ në funeralin e tij.

Këto skena janë kapur në funeralin e Jarom Hadley Nathaniel nga Zelanda e re, pas vdekjes së tij nga një vetëvrasje e dyshimtë

Funerali i 17-vjeçarit është mbajtur në vitin 2017, por pamjet e vallëzimit janë shfaqur tani dhe kanë bërë bujë në internet, duke u cilësuar si një shfaqje e mrekullueshme respekti për të.

Në video, fillimisht shihen një grup i të rinjve duke kënduar ‘haka’ derisa po ecin përmes turmës së mbledhur.

Një i ri e udhëheq grupin dhe mund të shihet duke i përmbajtur mezi emocionet, ndërsa në përfundim të performancës shihet se shumica e të pranishmëve i janë bashkangjitur atyre.

?(Kosova Sot)