Si është të përjetosh tërmetin 7 ballë (Video) - TV - Kosova Sot
Si është të përjetosh tërmetin 7 ballë (Video)

Si është të përjetosh tërmetin 7 ballë (Video)

Një familje në Alaska ka publikuar pamjet e brendshme të shtëpisë së tyre kur vendi u godit nga tërmeti 7 ballë pak ditë më parë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë kryefamiljarin që po qëndron ulur në dhomën e ndenjes së bashku me vajzën e vogël.

Sapo ndjen dridhjet, ai merr fëmijën dhe del menjëherë nga shtëpia.

 

Pas tyre vrapon edhe bashkëshortja. Muret e shtëpisë nisën të dridheshin, po kështu edhe pajisjet e tjera shtëpiake.

Nga tërmeti i fuqishëm që ra më 30 nëntor në Alaska, nuk pati raportime për viktima.

Shkollat në vend janë mbyllur deri më datë 10 dhjetor.

 

 

(Kosova Sot)

23 orë e 12 minuta më parë
13/12/18