Momenti kur stuhia për pak ‘merr me vete’ avionin gjigant të pasagjerëve (Video)

  • 17 January 2019 - 18:55
Momenti kur stuhia për pak ‘merr me vete’ avionin gjigant të pasagjerëve (Video)

Një aeroplan i madh po përpiqej të ngrihej nga aeroporti i Manchesterit, ndërsa zona u godit nga erëra të forta me shpejtësi 80 km për orë.

Era e fortë bëri që aeroplani të lëkundej sa në një anë në një tjetër gjatë ngritjes në fluturim.

Fatmirësisht, një fatkeqësi e madhe u shmang pasi piloti arriti të ngrinte në qiell aeroplanin Airbus A380.

Videoja e filmuar tregon se si piloti luftoi kundër stuhisë për të siguruar kontrollin e avionit dhe për ta ngritur atë nga toka.

 

(Kosova Sot)