E zbulojnë mediat serbe, kështu do të ndryshojë kufiri Kosovë-Serbi (Video)

  • 12 February 2019 - 17:53
E zbulojnë mediat serbe, kështu do të ndryshojë kufiri Kosovë-Serbi (Video)

Kosova dhe Serbia, mund të nënshkruajnë një marrëveshje finale gjatë vitit 2019, e cila mund të ndryshojë edhe kufijtë e dy shteteve.

Gazeta serbe “Danas”ka treguar se cilat pjesë të Kosovës do t’i kalojnë Serbisë, dhe ato që shteti serb do ia jepë Kosovës.

Serbia do të merrte Leposaviqin, respektivisht ultësirën e Kopaonikut.

Kosova do të merrte fshatrat në komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës (Korridorit 10). Kosovës mund t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komunën e Bujanocit.

(Kosova Sot)