Kosova në alarm, SHBA ‘godet’ me sanksione, por liderët... (Video)

  • 13 February 2019 - 17:56
Kosova në alarm, SHBA ‘godet’ me sanksione, por liderët... (Video)

Kosova është në alarm nga rreziku i humbjes së përkrahjes amerikane.

SHBA ka nisur sanksionet.

Fillimisht, anuloi vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr.

Dërgoi letër të ashpër liderëve shtetërorë, në të cilën thuhej:  Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe. Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e Amerikanëve. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sat ë injorojë këshillat tona.

Kurse liderët shtetërorë kanë vazhduar darkat e tyre!

 

(Kosova Sot)