Njeriu më me fat në botë, momenti kur burri i shpëton vdekjes së sigurt

  • 12 March 2019 - 09:42
Njeriu më me fat në botë, momenti kur burri i shpëton vdekjes së sigurt

Një person shumë me fat është regjistruar nga kamerat teksa i shpëton vdekjes të sigurt.

Ajo çka e ndau të riun nga vdekja e pashmangshme janë vetëm pak sekonda. Fill pasi këmbësori kaloi një pjesë të një ndërtese, ajo u shemb duke rënë në tokë për shkak të erërave të forta.

Lexo edhe këtë: Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, të paprekshëm

E gjithë ngjarja e ndodhur në Londër, ku erërat e forta me shpejtësi deri në 70 milje në orë, kanë krijuar shumë dëme. Ngjarja është regjistruar në kamera dhe personi në video është quajtur si një nga njerëzit më me fat në botë.              

(Kosova Sot)