E qëlloi në motel, e reja ndërron mendje: Më fal zemër, mos vdis..

  • 13 March 2019 - 14:37
E qëlloi në motel, e reja ndërron mendje: Më fal zemër, mos vdis..

Ky është momenti tronditës kur një e rë i lutet të dashurit të saj që të mos vdesë pasi e ka plagosur me thikë.

Incidenti është filmuar jashtë një moteli në Meksikë ndërkohë që Sonia Amairani Núñez ishte ulur në tokë duke mbajtur të dashurin e saj të plagosur në krahë.

29-vjeçari, Erick Omar Diaz shihet nga pamjet e bëra virale në internet teksa lufton për jetën i kapur pas trupit të së resë.

Gruaja e penduar në një moment, i thotë: “Më fal zemër, të lutem mos vdis.” Ndërkohë që pritej ardhja e ambulancës, skena u filmua nga qytetarë të rastit si edhe një polic që në vend që ta transportonte të plagosurin në spital, nxori telefonin dhe nisi të filmonte.

Diaz u transportua në një spital lokal dhe është gjendje të qëndrueshme pasi iu nënshtrua një operacioni. Ndërsa, e dashura e tij është arrestuar.

(Kosova Sot)