Tronditëse: I ulur në karrige dhe i lidhur me pranga, policët sulmojnë brutalisht të arrestuarin

  • 25 March 2019 - 18:09
Tronditëse: I ulur në karrige dhe i lidhur me pranga, policët sulmojnë brutalisht të arrestuarin

Dy oficerë të policisë amerikane në Indiana akuzohen se kanë shkelur të drejtat civile dhe federale pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një personi të arrestuar.

Rasti ka ndodhur në Janar të vitit 2018, por pamjet e kamerave të sigurisë janë publikuar në media së fundmi.

Cory Newland 35 vjeç dhe Joshua Titus 30 vjeç qëlluan me grushte një person të ndaluar, i cili ishte ulur në karrige dhe me pranga në duar.

Në pamjet filmike do të shikoni se si dy oficerët e policisë sulmojnë brutalisht të arrestuarin.

(Kosova Sot)