Pas një zënke me gruan, merr avionin dhe përplaset në lokalin ku ndodhej partnerja

  • 26 March 2019 - 14:48
 Pas një zënke me gruan, merr avionin dhe përplaset në lokalin ku ndodhej partnerja

Pas një zënke që e kishte pasur me gruan e tij, piloti hipi në aeroplan dhe u përplas në një lokal në Botswana, duke mbetur i vdekur në vend.

Charl Viljoen, një pilot me shërbimet ajrore të Kalahari, raportohet se ishte përplasur me lokalin ku gruaja e tij kishte organizuar një festë.

Ai fillimisht kishte fluturuar disa herë shumë afër lokalit, dhe me telefon i kishte njoftuar mysafirët që të dalin jashtë nëse dëshirojnë t’i shpëtojnë vdekjes.

Në videon e publikuar më poshtë, ai shihet duke fluturuar pak metra mbi tokë dhe në një moment përplaset në afërsi të Mochudi në Botswana, pranë vijës kufitare me Afrikën e Jugut.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën vetëm piloti, si dhe janë shkatërruar edhe 13 makina të parkuara në afërsi të lokalit.

“Kishin  organizuar një festë në Matsieng. Por çifti u grind dhe në një moment ai e goditi gruan dhe të gjithë i thanë se nuk duhet ta trajtosh ashtu një femër”, ka deklaruar një dëshmitar

(Kosova Sot)