Futet në anën e gabuar të autostradës, shoferi shkakton aksident të shumëfishtë

  • 26 March 2019 - 14:50
Futet në anën e gabuar të autostradës, shoferi shkakton aksident të shumëfishtë

Ky është momenti rrëqethës kur një shofer shkakton një aksident të shumëfishtë, pasi ishte futur në korsinë e gabuar të një autostrade.

Sipas mediave britanike bëhet fjalë për një shofer i cili po ecte në sensin e kundër të rrugës në një autostrade në Perthshire.

Ai fillimisht përplaset për një veturë, duke vazhduar edhe me të tjera.

Siç bëhet e ditur, shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin pësoi lëndime të shumta dhe përplasja përfshiu disa automjete. 

(Kosova Sot)