Momenti tronditës: Refuzojnë të paguajnë ushqimin, plas grushti mes klientëve dhe stafit

  • 29 March 2019 - 15:00
Momenti tronditës: Refuzojnë të paguajnë ushqimin, plas grushti mes klientëve dhe stafit

Ky është momenti tronditës kur një përleshje masive nisi mes klientëve dhe stafit të McDonald, pasi dy burra refuzuan të paguajnë ushqimin.

Pamjet dramatike tregojnë momentin e incidentit në qytetin e Mançester.

Dy klientët shihen duke goditur me grushte një roje të sigurisë.

Një anëtar tjetër i stafit del nga banaku dhe ndjek një nga burrat jashtë restorantit dhe nis ta godasë në rrugë.

Ndërsa klientët e tjerë dëgjohen duke bërtitur brenda restorantit.

(Kosova Sot)