Hidhet me parashutë nga ujëvara më e lartë në botë, ja çfarë i ndodhë

  • 29 mars 2019 - 15:18
Hidhet me parashutë nga ujëvara më e lartë në botë, ja çfarë i ndodhë

Kamera në helmetën e Pawel Jankowski, ka marrë pamjet e mahnitshme, të lëshimit me parashutë nga ujëvara më e lartë në botë, që ndodhet në Venezuelë.

 “Isha afro 100 metra afër rënies, kur e pashë se nuk kishte më hapësirë, gjithçka ishte xhungël” ka thënë parashutisti nga Polonia i cili u ra në shkurre gjatë uljes.

Megjithëse ra në shkurre, pësoi vetëm lëndime të lehta, duke shpëtuar prej ndonjë goditje më të fuqishme.

Me lartësi prej 980 metrave, Angel Falls është ujëvara më e lartë në botë.

(Kosova Sot)