Vogëlushja pastron dhëmbët e… krokodilit

  • 02 April 2019 - 13:43
Vogëlushja pastron dhëmbët e… krokodilit

Ky është momenti i pazakontë kur një vajzë e vogël pastron dhëmbët një krokodili. 

E veshur me fustan të verdhë, vajza e vogël përdor furçën për t’ia pastruar dhëmbët e mprehtë krokodilit. 

Videoja është filmuar në një shtëpi në Tangerang në Indonezi, kurse ky veprim është cilësuar si tepër i rrezikshëm nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin.

 

(Kosova Sot)