Babai hedh nga shkallët e marketit vajzën 6-vjeçare

  • 03 April 2019 - 15:33
Babai hedh nga shkallët e marketit vajzën 6-vjeçare

Një baba i katër fëmijëve nga Ukraina është arrestuar, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e hedhur shkallëve e marketit vajzën e tij, vetëm pse ajo ishte grindur me vëllain. 

Burri i identifikuar vetëm si Artem, 46-vjeç, është arrestuar nga policia pasi punonjësit e marketit i publikuan incidentin në Facebook. 

Në video shihet 6-vjeçare, Anzhelika të cilën i ati e nxjerr nga një market në Rivne të Ukrainës, ku më pas e hedh poshtë shkallëve.

(Kosova Sot)