Moment i rëndë, edukatorja detyron fëmijën të lajë tavolinën ku kishte vjellë

  • 05 April 2019 - 12:17
Moment i rëndë, edukatorja detyron fëmijën të lajë tavolinën ku kishte vjellë

Një video që është duke qarkulluar në internet, shfaq një edukatore të një çerdhe në Afrikën e Jugut që detyron një vajzë të vogël të pastrojë vendin ku ajo kishte vjellë.

Edukatorja 40-vjeçe është arrestuar gjatë javës së kaluar, pasi koleget ngritën padi ndaj saj në gjykatë.

Videoja shfaq vogëlushen duke u detyruar të pastrojë vendin ku ajo kishte vjell, ku në disa momente edukatorja dëgjohet duke bërtitur e sharë.

(Kosova Sot)