Motoristi po thyente pasqyret e veturave, shikoni si reagon një shofer

  • 05 April 2019 - 19:29
Motoristi po thyente pasqyret e veturave, shikoni si reagon një shofer

Një motorist që ishte nën ndikimin e drogës kishte shkaktuar dëme duke i shkelmuar rradhazi disa pasqyra të veturave të parkuara, shkruan Daily Mail.

Ashley Wood ishte kapur nga një kamerë duke lëvizur me shpejtësi përgjatë rrigëve të Londrës, dhe duke vandalizuar makinat ndërsa ishte nën dikimin e drogës dhe alkoolit.

Por ai më pas u bë viktimë e një shoferi, i cili duke qenë shumë i nervozuar nga ajo që pa, vendosi të ndiqte dhe ta përplaste me makinën e tij Fiat Punto me ngjyrë portokalli.

Një video tregon motoristin që u godit drejt një furgoni të parkuar, dhe më pas kishte mbetur pa ndjenja nga imapkti.

Wood, kaloi një javë në spital para se të arrestohej, dhe u përball me shumë akuza për vozitje të paligjshme.

Ai ka pranuar akuzat për vozitje të rrezikshme, vozitje nën infuencën e alkoolit dhe drogës, dëmtim të pronës private dhe vozitje pa patentë.

Ndërkohë shoferi i Puntos ende nuk është i njohur për detevtikët e policisë londineze.

(Kosova Sot)