I vodhi para nga xhepi, mësuesi e bën hajnin t’i puthë duart me veprimin e papritur

  • 10 April 2019 - 11:24
I vodhi para nga xhepi, mësuesi e bën hajnin t’i puthë duart me veprimin e papritur

Një hajdut është ulur në gjunjë dhe i ka puthur duart një 60-vjeçari të cilit i kishte vjedhur para.

Cristian Capcha Espíritu është filmuar nga kamerat e sigurisë, duke i vjedhur para nga xhepi një të moshuari në një qoshe në rrugë.

Mësuesi 60-vjeçar por priste që të ndizej semafori në mënyrë që të kalonte rrugën në momentin që hajduti i vodhi 18 dollarë nga xhepi.

Capcha Espíritu u arrestua menjëherë nga policia dhe u dërgua në një komisariat policie ku dhe u identifikua nga viktima.

Por, si duket mësuesi vendosi që ta falte dhe për këtë arsye Cristian u ul në gjunjë dhe i puthi duart.

Edhe pse profesori shihet në video duke e falur, nuk dihet nëse i hoqi akuzat ndaj hajdut apo jo.

(Kosova Sot)