Gruaja humb kontrollin, futet me makinë brenda në palestër e përplas…

  • 10 April 2019 - 14:33
Gruaja humb kontrollin, futet me makinë brenda në palestër e përplas…

Ky është momenti tronditës kur një shofere ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda në një palestër së bashku me makinën.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja, vihet re sesi makina tip “Mercedez” përplas një burrë, i cili në ato momente po vraponte në shiritin rrotullues.

Ai quhet Samuel Kiwasz, që fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime nga goditja e makinës. “Është mrekulli që jam gjallë”, ka deklaruar ai.



Ndërkohë ngjarja ka ndodhur në një palestër në qytetin Culver, kur një veturë befasisht u fut brenda duke thyer dyert dhe frikësuar të pranishmit që ishin në palestër.

(Kosova Sot)