Nëna shkelmon brutalisht të bijën 3-vjeçare

  • 11 prill 2019 - 09:52
Nëna shkelmon brutalisht të bijën 3-vjeçare

Një nënë nga Kina ka humbur durimin dhe ka goditur me shkelm vajzën e saj 3-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Hangzhou në Kinë, ku e mitura po bënte një punë modelingu për veshjet e fëmijëve.

Sipas “Daily Mail”, 3-vjeçarja e njohur si Niu Niu kishte punuar gjatë gjithë ditës për të reklamuar veshjet e fëmijëve, por e ëma e vogëlushes nuk ishte e kënaqur me performancën e vajzës.

Ajo e ka goditur dhe pasi videoja u bë virale,  ka kërkuar ndjesë publikisht për veprimin e rëndë.

Vogëlushja ka punuar për rreth 6 muaj duke reklamuar veshjet për fëmijët e vegjël dhe tashmë është tepër e njohur nga dyqanet e shitjeve online.

Në Kinë, një fëmijë me përvojë që reklamon veshjet mund të fitojë 9-17 paund për çdo veshje. Zakonisht, atyre u kërkohet që të përfundojnë një xhirim brenda 4 minutash ose 15 xhirime në një orë.

(Kosova Sot)