Juncker godet sërish, pothuajse i vë flakën me pishtar zonjës së parë

  • 12 April 2019 - 12:57
Juncker godet sërish, pothuajse i vë flakën me pishtar zonjës së parë

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker është bërë sërish viral në rrjetet sociale në lidhje me një incident të shkaktuar prej tij.

Juncker pothuajse i vuri flakën Zonjën e Parë të Ruandës gjatë një ceremonie të ndezjes së flakës, siç tregojnë edhe pamjet e mëposhtme.

Jeannette Kagame, 56 vjeç, qëndronte në krah të burrit të saj, në momentin kur ndodhi incidenti.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të truprojave që ishin aty pranë nuk pati të lënduar.

Ngjarja ndodhi gjatë përkujtimeve të Gjenocidit të Kigalit, për të përkujtuar 25 vjetorin e gjenocidit që la 800.000 njerëz të vdekur. 

(Kosova Sot)