Këtë nuk e priste askush: Kështu dhëndri befason nusen në dasmë para të gjithëve

  • 19 April 2019 - 09:57
Këtë nuk e priste askush: Kështu dhëndri befason nusen në dasmë para të gjithëve

Nusja mbeti e mahnitur, kur bashkëshorti e befasoi me një qen, që gjithmonë kishte dashur ta kishte një të tillë.

Harmick Nazarians nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, e bleu një qen dy ditë para ceremonisë, për ta mbajtur në shtëpinë e shoqërueses së nuses, në mënyrë që Angela të mos e shihte.

Gjithçka ndodhi pas shpinës së saj, sepse ajo po bëhej gati të hidhte buqetën, të cilën sikur e hoqi qafe, sapo e pa se çfarë mbante bashkëshorti në krah. 

Kjo ishte dhurata që ai e kishte planifikuar për një kohë, meqenëse e dinte që prej fillimit të lidhjes se ajo është dashamirëse e qenve dhe shumë e dhënë pas tyre.

(Kosova Sot)