Polici qëllon pa asnjë motiv me breshëri plumbash në drejtim të makinës së çiftit të të rinjve

  • 23 April 2019 - 12:38
Polici qëllon pa asnjë motiv me breshëri plumbash në drejtim të makinës së çiftit të të rinjve

Në rrugën e Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpërthyen protesta pasi u shfaq videoja e një oficeri policie duke hapur zjarr mbi një makinë të drejtuar nga një çift me ngjyrë të pa armatosur.

Incidenti ndodhi të martën e kaluar.

Stephanie Washington, 22 vjeç, dhe i dashuri i saj Paul Witherspoon III, 21 vjeç, u qëlluan nga oficeri i policisë Hamden Devin Eaton ndërsa ata u ulën të paarmatosur në makinën e tyre pranë kampusit të universitetit Yale në New Haven. Protestuesit besojnë se dyshja ishin në shënjestër për shkak se ata ishin me ngjyrë.

Autoritetet besonin se makina me të cilën çifti po voziste ishte përfshirë në një vjedhje të armatosur të një personi që shpërndarje gazetat në një stacion lokale benzine rreth orës 4 të mëngjesit, raporton CBS News. 

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur oficerët përgjegjës dolën nga makina e tyre dhe qëlluan disa herë në drejtim të makinës së çiftit.

Gjatë të shtënave, Washington u qëllua në fytyrë dhe që atëherë është shtruar në spital me lëndime jo të rrezikshme. Witherspoon mbeti i padëmtuar.

(Kosova Sot)