Udhëtonte për herë të parë me aeroplan, pasagjerja hedh 6 monedha në motor për… “fat”

  • 24 April 2019 - 14:30
Udhëtonte për herë të parë me aeroplan, pasagjerja hedh 6 monedha në motor për… “fat”

Një pasagjere është arrestuar nga policia pasi u kap duke hedhur në motorin e aeroplanit gjashtë monedha, të cilat shpresonte se do t’i sjellin fat gjatë udhëtimit në jug të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment , ku shihet 61-vjeçarja duke hedhur monedhat në motor para se të futej brenda aeroplanit në Nanning në provincën kineze Guangxi.

Kjo grua udhëtonte për herë të parë me aeroplan, hodhi monedhat duke u lutur që të ulej e sigurt në destinacion.

Megjithatë, si rezultat i këtij veprimi, fluturimi i aeroplanit është shtyrë për 78 minuta.

Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, punonjësit e aeroportit filluan kërkimet për monedhat që ishin hedhur brenda motorit të aeroplanit, kurse gruaja e identifikuar vetëm si Chen është shoqëruar në stacionin e policisë. 

(Kosova Sot)