Për të shitur shtëpinë, çifti bënë një reklamë shumë të nxehtë

  • 25 prill 2019 - 12:28
Për të shitur shtëpinë, çifti bënë një reklamë shumë të nxehtë

Njerëzit në media sociale po e cilësojnë një reklamë për shitjen e shtëpisë si shumë të papërshtatshme.

Gjatë kohës kur shikoni për të blerë një shtëpi normalisht njerëzit dëshirojnë të e shohin një herë online para se të shkojnë ta shohin fizikisht.

Për këtë arsye shumë agjentë të për shitje të pronave të patunshme vendosin foto në ndonjë faqe në internet në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të i shohin ato online.

Zakonisht disa bëjnë diçka që të dallohet prej të tjerëve. 

Ky është rasti edhe i një kompanie të pronave të paluajtshme në Australi, të cilët së fundi vendosën të bëjnë një video për të treguar se çka ofrojnë ata.

Por klipi që bënë ata i tejkaloi normat.

Video në fjalë tregon një çift duke bërë një kërcim shumë provokues. Edhe pse video tregon edhe shumicën e pronës, mund të thuhet se çdokush që ishte duke e shikuar nuk e ka pasur vëmendjen aty.

Pas shumë reagimeve firma LJ Hooker që e ka bërë këtë video e ka hequr ata nga faqja e tyre zyrtare. Ata kërkuan falje duke e pranuar që i kanë kaluar kufijtë.

(Kosova Sot)