Momenti kur mësuesja godet një pesëvjeçare, nëna e saj e kuptoi kur pa diçka në krahun e vajzës

  • 29 April 2019 - 09:29
Momenti kur mësuesja godet një pesëvjeçare, nëna e saj e kuptoi kur pa diçka në krahun e vajzës

Një mësuese e shkollës fillore në Kansas është kapur nga kamerat duke goditur një nxënës pesëvjeçar në kopshtin e fëmijëve.

Sipas mediave të huaja, mësuesja Crystal Smith u kap nga pamjet e kamerave të sigurisë në shkollën fillore “Bluejacket Flint” në Shawnee duke shkelmuar një foshnjë, i cili ishte fshehur në një bibliotekë më 21 shkurt.

Në pamje, mësuesja mund të shihet duke iu afruar vajzës së re dhe duke e kapur për krahu për ta nxjerrë jashtë nga aty, duke e shkelmuar prapë pasi vajza shtrihet në tokë.

Kur nëna e vajzës e mori atë nga shkolla dhe pyeti se si ishte dita e saj, fëmija u përgjigj: “Nuk më pëlqen mësuesja ime. Ajo më goditi”.

Nëna e saj vuri re pastaj një shenjë të madhe në krahun e fëmijës.

E zemëruar, ajo ka telefonuar drejtorin e shkollës për të mësuar rreth asaj që ndodhi.

(Kosova Sot)