Qëndroi i varur teksa mbahej vetëm me tre gishta në ndërtesën 44 katëshe

  • 29 April 2019 - 16:42
Qëndroi i varur teksa mbahej vetëm me tre gishta në ndërtesën 44 katëshe

Adoleshenti i njohur vetëm si The Little Nuisance, është mbajtur në vetëm tre gishta, teksa qëndronte në një ndërtesë me 44 kate.

Për 17-vjeçarin, nuk ka qen problem të dilte prej objektit të gjatë 130 metra, që ndodhet në Mançester të Anglisë, që është njëherësh ndërtesa e dytë më e lartë në Britani të Madhe.

“Mos provoni të rikrijoni çfarë shihni në këtë video, sepse është e rrezikshme, çmenduri dhe ilegale” shkruan para se të shfaqet aksioni i tij.

(Kosova Sot)