“O Zot na ndihmo…”: Pamjet e tmerrshme, pas një tornadoje

  • 03 May 2019 - 12:45
“O Zot na ndihmo…”: Pamjet e tmerrshme, pas një tornadoje

Këto janë pamjet e xhiruara brenda një autobusi në të cilin udhëtonin 40 pelegrinë, të cilët përfunduan në ajër nga një tornado i fuqishëm që goditi Rumaninë. Fenomeni natyror, i pari në 17 vjet, e hodhi mjetin në një fushë teksa kaloi nëpër zonë duke lënë pas shkatërrim.

8 prej pasagjerëve mbetën të plagosur në incidentin e ndodhur pasditen e së mërkurës, pranë qytezës së vogël të Drajna, në jug të vendit. Në pamjet e xhiruara nga një prej pelegrinëve, shoferi mund të shihet teksa i afrohet tornados 2 tonëshe që ndodhej në një fushë.

E teksa autobusi i afrohet, personi i cili po regjistron papritur humb kontrollin duke u rrëzuar dhe më pas kamera bëhet e zezë. Në video mund të dëgjohen njerëzit teksa bërtasin nga frika dhe i luten Zotit.

10 shtëpi u shkatërruan nga tornadoja që mori përpara gjithçka gjeti në rrugën e saj. Ajo u formua rreth 80 kilometra larg kryeqytetit rumun, Bukureshtit. 

Dëshmitarë thanë se autobusi fluturoi më shumë se 9 metra tutje. Sipas ekspertëve të Agjencisë Kombëtare Rumune të Meteorologjisë tornadoja u shfaq kur një front i ftohtë atmosferik u përplas më ajrin e ngrohtë. Ata shpjeguan se erërat ngritën pluhur dhe pisllëk nga fusha në ajër, duke sqaruar gjithashtu përse gjysma e poshtme e tornados ishte më e errët se pjesa lart.

Hera e fundit që Rumania u godit nga një tornado ishte Gushti i vitit 2002. Mbi 400 shtëpi u shkatërruan në atë kohë në Ialomiëa, ndërsa një grua dhe një fëmijë humbën jetën dhe 14 banorë mbetën të plagosur.

(Kosova Sot Online)