Mjekët zbulojnë në veshin e një pacienti një… merimangë

  • 03 May 2019 - 12:51
 Mjekët zbulojnë në veshin e një pacienti një… merimangë

Kirurgët në Kinë kanë arritur të largonë një merimangë të gjallë nga veshi i një njeriu, pasi e kanë indentifikuar atë duke tjerrur rrjetat brenda veshit të tij.

Mjekët ishin të befasuar pasi zbuluan insektin në veshët e pacientit Z. Li, gjatë një ekzaminimi pasi personi u ankua për inflamacion, transmeton DailyMail.

Sipas  agjensisë së lajmeveYangzhou Evening Neës, z. Li shkoi në Spitalin e Yangzhou University Medical School në Yangzhou, për të kërkuar ndihmë mjekësore të dielën.

Ai u tha mjekëve se brenda veshit të tij ndjente kruarje të tmerrshme e të papërballueshme.

Kirurgët fillimisht nuk arritën të vërejnë ndonjë gjë të parregullt, por me ndihmën e një mikroskopi, ata panë një merimangë gri në kanalin e veshit të pacientit.

Ata i thanë Stacionit televiziv Yangzhou se merimanga kishte lëshuar rrjeta në veshin e z. Li, prandaj ata shprehën dyshime, se e njejta, mund të kishte jetuar aty për një kohë të gjatë.

Zhang Pan, një kirurg në spital, tha se merimanga ishte lëshuar thellë brenda kanalit të veshit të pacientit, prandaj ishte e vështirë për ta hequr atë me mjete. Insekti u hoq përmes injektimit të kripur. Pacienti nuk mbajti asnjë dëmtim, tha kirurgu Zhang.

Veshi i njeriut është një ‘vend i sigurt’ për shumë insekte për të ngrënë dhe pushuar, thanë ekspertët e “The Verge. 

(Kosova Sot Online)