Gjyshja nuk mban lotët, befasohet nga nxënësit që i kishte përshëndetur çdo ditë, derisa shkonin në shkollë

  • 08 May 2019 - 09:07
Gjyshja nuk mban lotët, befasohet nga nxënësit që i kishte përshëndetur çdo ditë, derisa shkonin në shkollë

Qindra fëmijë formuan një radhë për t’i thënë lamtumirë një gjysheje të ndershme, e cila kaloi vite duke i përshëndetur ata, derisa shkonin në shkollë.

Sipas mediave të huaja, rreth 400 adoleshentë u mblodhën në lëndinën e Tinney Davidson më 25 prill për t’i thënë lamtumirë asaj, pasi mësuan se ajo po largohej nga shtëpia e saj në një shtëpi të pleqve në British Columbia, Kanada.

Studentët marshuan drejt shtëpisë së zonjës Davidson duke mbajtur buqeta me lule dhe jo vetëm, si një akt vlerësimi që bëri që 88-vjeçarja të shpërthejë në lot.

Ajo tha për CBC se ajo ishte “e tronditur” kur ajo hapi derën e saj dhe pa se kishte kaq shumë fëmijë që deshën t’i thoshin lamtumirë”.

Davidson, i kishte përshëndetur fëmijët me gëzim nga dritarja e saj, që kur ajo dhe burri i saj u vendosën në shtëpi më 2007. 

(Kosova Sot Online)