I solli në shtëpi nuse japoneze, ky është reagimi i nënës së djalit shqiptar

  • 16 May 2019 - 12:31
I solli në shtëpi nuse japoneze, ky është reagimi i nënës së djalit shqiptar

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soriee” ishin të ftuar shumë të huaj të cilët kishin braktisur vendin e tyre të origjinës për të jetuar në Shqipëri. Shumë prej tyre kishin ardhur në vendin tonë për punë, disa të tjerë për shkollë por edhe sepse kishin rënë në dashuri me djem e vajza shqiptare.

Njëra prej tyre, Yoshiko Shehu e cila ishte me origjinë nga Japonia, pas njohjes me një djalë shqiptar vendosi që të linte vendin e saj për të jetuar në Shqipëri. Yoshiko përgatiti sushi në emision, ndërkohë që vjehrra e saj, Violeta Gjalpi, tregoi se si e priti nusen e huaj në shtëpi.

“U njohën në Federatë, djali ka qenë në Kore tre muaj. Atje janë njohur bashkë. Vjen më thotë që jam lidhur me një vajzë. U gëzova se është djalë i vetëm. E pyeta ‘kush është’ dhe më tha që është japoneze. Ngela, u shtanga. Nuk u mërzita, u gëzova shumë, thjesht nuk e prisja,” rrëfeu publikisht Violeta.

Ndonëse ka shumë ndryshime mes dy kulturave, Violeta rrëfen se me Yoshikon shkon shumë mirë dhe se madje edhe pjesën e gatimit në shtëpi ja lë asaj pasi i ka mësuar si të bëjë byrekun e fasulet.

“S’është problem as gjuha e as kultura. Kemi ngjashmëri. Japonezët janë të përkushtuar, nikoqirë, duan familjen.”, ka thënë ndër të tjera Violeta

(Kosova Sot Online)