Aksidentohet ministrja serbe në një aksident tragjik, vdes edhe një person

  • 17 May 2019 - 12:25
Aksidentohet ministrja serbe në një aksident tragjik, vdes edhe një person

Një person ka vdekur, në një aksident ku është përfshirë automjeti i Qeverisë së Serbisë, në të cilin gjendej edhe ministrja serbe për Integrim në Bashkimin Evropian, Jadranka Joksimoviç, e cila ka pësuar lëndime të vogla.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 të enjten në autostradën Beograd-Nish në afërsi të Beogradit, ndërkohë personi i vdekur është një djalosh rreth të 30-tave identiteti i të cilit ende nuk dihet, raporton ‘blic.rs’

Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, por sic raportohet, vetura të cilën po e drejtonte tashmë viktima/mashkull , ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të fortë.

Image

E makina me të cilën po udhëtonte ministrja serbe, ka goditur disa pjesë të makinës së aksidentuar të cilat ishin shpërndarë në rrugë.

 

(Kosova Sot Online)