Pamje dramatike kur kalimtarët e rastit ndalojnë hajdutët e maskuar

  • 22 May 2019 - 14:43
Pamje dramatike kur kalimtarët e rastit ndalojnë hajdutët e maskuar

Ca kalimtarë guximtarë kanë ndaluar disa hajdutë të maskuar të cilët ishin me motoçikleta. Ata e kanë ndjekur atë përgjatë rrugës dhe e kanë goditur me rrip përkundër që banda ishte e armatosur me thika të gjata.

Pamjet shokuese vijnë nga rrugët e Londrës dhe janë kapur me kamerë nga kalimtarë.

Heronjtë e këtij rasti shihen duke sulmuar hajdutët me rripa dhe madje edhe me një kon të trafikut në përpjekje për të mos e lënë hajdutin që të ikte.

Të tjerët janë larguar me motoçikletë ndërsa tani policia britanike ka hapur rastin dhe ka një pistë të mirë falë kalimtarëve heronjë që arritën të ndalin njërin prej hajdutëve.

(Kosova Sot Online)