Heroi shpëton fëmijën 2 vjeç që ra nga kati i pestë

  • 27 May 2019 - 15:41
Heroi shpëton fëmijën 2 vjeç që ra nga kati i pestë

Një person ka arritur që ta shpëtojë një fëmijë i cili kishte rënë nga dritarja e katit të pestë.

Fëmija i vogël u ngjit në dritaren e banesës së tij në pjesën Veriperëndimore të Kinës gjatë ditës së enjte të javës së kaluar. Një dëshmitar tha se shumica e njerëzve që ishin në rrugë ishin të moshuar, e nuk mund të ndihmonin.

E më pas, 28 vjeçari, Tonik Turghanbek ishte duke e parkuar makinën e tij poshtë dritares. Ai e vërejti fëmijën, dhe u afrua shpejtë që ta priste atë, raporton Inside Edition.

Videoja e kapur nga kamerat tregon njeriun i cili del nga makina e tij me kokën duke shikuar larg dhe krahët e hapur. Fëmija bie nga lartë e drejtë në kraharorin e personit.

Bëhet e ditur se të dy ishin dërguar në spital. Fëmija nuk kishte pësuar ndonjë lëndim të rëndë, ndërsa heroi i kësaj ngjarje kishte gërvishtje në gjoks. 

(Kosova Sot Online)