Gjithçka dukej në rregull, pasi afrohet tornadoja – për pak sekonda shkatërrohet e gjithë zona

  • 30 May 2019 - 08:05
Gjithçka dukej në rregull, pasi afrohet tornadoja – për pak sekonda shkatërrohet e gjithë zona

Autoritetet në Kanzas të SHBA-ve janë duke vlerësuar dëmet materiale që janë shkaktuar nga më shumë se 20 tornado që kanë goditur këtë shtet amerikan, duke shkatërruar gjithçka para vetes.

Megjithatë ende nuk dihet vlera e saktë e dëmeve materiale, por për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar apo viktima. Moti i ligë ka pushtuar prej javësh Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar pasoja katastrofike në Missouri, Mississippi, Ohio, Teksas dhe Oklahoma

E në internet janë shfaqur një numër videosh amatore, e një në veçanti ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale. Nuk dihet ende nuk është autori i videos, kurse lokacioni i saktë është Morton në Mississippi.

Videoja zgjatë tre minuta, por në minutën e parë siç edhe mund të shihet duket sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, u deshën vetëm pak sekonda që gjithçka përreth autorit të videos të shkatërrohet nga shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta.

 

 

(Kosova Sot Online)