Pronari rreh me shpulla punonjësit: Pse nuk ngriheni në këmbë kur hyj unë?

  • 02 June 2019 - 22:44
Pronari rreh me shpulla punonjësit: Pse nuk ngriheni në këmbë kur hyj unë?

Pronari i një biznesi në Stamboll nuk e ka duruar faktin se punonjësit e tij nuk u ngritën në këmbë kur ai hyri aty duke u acaruar jashtë mase.

Madje, ai i ka qëlluar me shpullë të dy punonjësit duke i kërkuar llogari se përse nuk u ngritën në këmbë në momentin kur panë se ai kishte hyrë në ambientet e biznesit.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale duke shkaktuar mjaft debate në publik për mënyrën se si sillen pronarët e bizneseve në Turqi.

Video:

 


(Kosova Sot Online)