Video e rëndë: BMW-ja merr policin përpara

  • 09 June 2019 - 11:08
Video e rëndë: BMW-ja merr policin përpara

Policia e Floridës ende nuk ka arritur të gjejë drejtuesin e një BMW-je të bardhë, i cili mori përpara një polic trafiku dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Policia ka postuar një pamje nga një kamera survejimi ku tregohet se si BMW-ja e ndaluar nga një tjetër polic, sakaq shkëputet nga vendi me shpejtësi dhe merr përpara kolegun e tij në ecje.

Polici, i quajtur Arsenio Caballero, shpëtoi për fat të mirë, pa lëndime serioze.

Policia gjeti BMW-në, por jo drejtuesin problematik.

(Kosova Sot Online)